Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Totti: Ja sa do të kushtoja, po të luaja akoma

Francesco Totti ka folur për merkaton dhe shifrat e çmendura që shpenzohen në ditët e sotme, për afriminin e lojtarëve kampionë. Ish kapiteni i Romës, ndonëse u tërhoq nga futbolli i luajtur vetëm në qershorin e kaluar, mendon se kartoni i tij do të kushtonte shumë shtrenjtë, nëse do të ishte disa vite më i ri.

“Mendoj se me këto shifra që shpenzohen, nëse unë do të isha pjesë aktuale e futbollit, do të kushtoja rreth 200 milionë euro. Tani nuk gjen më lojtarë si unë, apo De Rossi, që qëndrojmë përjetësisht në një skuadër, sepse gjithçka është bërë biznes dhe lojtarët ikin aty ku fitojnë më shumë”, u shpreh kapiteni i Romës.

Francesco Totti foli edhe për marrëdhënien e tij me Luciano Spallettin, ndërsa komentoi edhe merkaton e Romës e shifrat e shpenzuara nga verdhekuqtë.

“Me Spallettin kam një marrëdhënie mjaft të mirë. As nuk jemi zënë dhe as nuk besoj se do të zihemi ndonjëherë. Kemi respekt reciprok për njëri-tjetrin. Sa i përket merkatos së Romës, edhe unë do të doja të shpenzonim shifra marramendëse, pasi për të fituar duhen lojtarë kampionë. Por, buxhetin e vendos presidenti dhe puna jonë është të bëjmë ekip konkurrues, me aq sa kemi në dispozicion”, u shpreh Francesco Totti.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...