Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Gjyqtari na penalizoi, nuk kam asnjë krisje me Starovën

I zhgënjyer Klevis Dalipi në intervistën e pas ndeshjes. Ashtu si drejtori Olsi Rama edhe zëvendëstrajneri i Partizanit akuzoi gjyqtarin Kridens Meta për humbjen.

“Lojtarët që zëvendësuan ata që mungonin dhanë më të mirën e vetë, por mungesat e Trashit dhe Bathës në një ndeshje vendimtare si e sotmja bëjnë diferencën. Në ndeshje kyçe duhen lojtarë me eksperiencë, që të zgjidhin lojën ose të menaxhojnë avantazhin, ndaj vuajtëm. Gjithsesi, deri te dalja me karton të kuq e Çulumit ishim duke luajtur mirë. Te kartoni i kuq dua të ndalem, sepse Meta është arbitër me eksperiencë dhe duhej të tregonte kujdes, sepse me të verdhin e dytë prishi garën. “Nuk pati faull të qëllimshëm, apo për të evituar rast goli. Çulum nuk kishte arsye për të bërë faull dhe ishte një duel për topin, ku Çulum për inerci i zuri rrugën lojtarit të Kukësit. Arbitri e dinte që Çulum kishte një karton të verdhë, mund të ndalej me një paralajmërim”.

Mungesat ndikuan shumë në paraqitjen e të kuqëve, pasi me Bathën dhe Trashin, Dalipi ishte i sigurtë që sfida do të kishte një tjetër fund.

“Paraqitja? Çfarë duhej të bënim me shumë, pa Bathën, Trashin e Prognin. Ne nuk mund të bëjmë eksperimente, sepse do prishej boshti. Kemi ndeshje shumë të rëndësishme në Korçë të premten, është e qartë që është një transfertë shumë e vështirë dhe tashmë morali i skuadrës është i ulët, e pranoj”.

Dalipi mohoi kategorisht zërat që flasin për një krisje të raportit mes tij dhe trajnerit Sulejman Starova.

“Raporti me Starovën? Nuk ka asnjë lloj krisjeje, nuk ekziston, ju siguroj. Ai është trajneri, unë jam zëvendësi dhe dal para jush vetëm për shkak se Starova nuk lejohet”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...