Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dede ‘i përvishet’ Braçes: Fajin e ka ai që të krijoi kaq të vogël … në shpirt

Nëpërmjet një statusi në Facebook, trajneri i Kombëtares U-19 për femra, Nevil Dede ka shpërthyer ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Ky i fundit ka akuzuar FSHF-në se po paracakton garën, teksa ka evidentuar si të parregullt golin e Moçkës, shënuar në fund të takimit mes Teutës dhe Partizanit.

Ja statusi i plotë i Dedes në Facebook:
Në fakt disa komente nuk bëjnë fare përshtypje, por shprehin karakterin negativ dhe personalitetin e shëmtuar të disa individëve. Duke qenë se jemi një shoqëri ku njerëzit e ndershëm rrinë në hije dhe në skenë ngjiten ato me më pak skrupuj, arrogantë e pa merita, japin mend për gjithçka, që nga karrotat e Divjakës, deri në rregulloret e Futbollit. Ti qan e bërtet pse fitoi A.DUKA Ti qan e bërtet pse zbatohen rregulloret e miratuara nga FIFA dhe UEFA Ti qan, çirresh e bërtet fort, por kjo nuk do të thotë se ke të drejtë Viktimizimi është shkalla e dytë mbas dështimit. Po ti ç’ke? Pse qan?? Pse çirresh?? Pse bërtet?? Nuk di çfarë ke bërë për këtë Vend, për këtë Popull dhe për këtë Sport….Përveç se ke marrë rrogën si deputet. Ah se harrova, u shpjegove shqiptarëve si “sarina lahet me ujë e sapun”. Tani pak më seriozë….Po ngatërron botën tonë të sportit me atë tënden të politikës dhe servilizmit personal, ku shan dhe shpif , por sporti është shumë larg botës tënde, ekipet nuk janë parti, i dashur dhe FSHF nuk është parlament. Unë jam një përfaqësues i futbollit dhe dua të them atë që mendoj e shoh në fushën e lojës, jo atë që të pëlqen ty të dëgjosh Kjo është fusha jonë e Futbollit dhe është aq e madhe sa ti nuk arrin ta bësh pis me baltën tënde, që të ka zënë sytë e të ka bllokuar trurin. Fajin nuk ta kemi Ne….Fajin e ka Ai që të krijoi kaq të Vogël…në shpirt Me dashuri Nevil DEDE

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...