Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ilir Gjyla: Lushnja do të respektojë veten

Lushnja do të luajë futboll deri në javën e fundit për të respektuar veten. Ky ishte mesazhi që dha trajneri i “lagunarëve”, Ilir Gjyla, pas humbjes 2-0 me Luftëtarin.

“Mungesat nuk dua t’i përmend. Kishim ardhur për të luajtur futboll. Do të respektojmë deri në fund veten. Lojtarët janë stërvitur në terrene të vështira. Luftëtari është ndër skuadrat më të mira të kampionatit Shqiptar. Luajtëm hapur dhe për të fituar. Bëmë ndryshime në pjesën e dytë edhe në rreshtim, e ngritëm lojën. Aktivizuam edhe lojtarë për të ardhmen.”

Gjyla nuk ngurroi ta pranonte se më shumë se gjysma e lojtarëve aktualë të Lushnjës do të largohen në fund të sezonit.

“Të gjithë lojtarët ndoshta s’do të jenë në sezonin e ardhshëm. 50% apo më pak do të vijojnë te Lushnja në Kategorinë e Parë. Gjatë kësaj kohe do të shoh lojtarë të tjerë të rinj. Kam biseduar me presidentin dhe kryetarin e bordit, është dhënë “ok” për projektin e sezonit të ardhshëm. Kjo ka qenë arsyeja pse pranova detyrën. Ne kemi një fushë e bërë gati dhe mundon vetëm tapeti.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...