Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Vijojnë telashet me futbollin në Shkodër, Vllaznia B bojkoton stërvitjen

Mbijetesa është çështje dite në Shkodër, jo vetëm për Vllazninë që synon të mbetet në Superiore, por edhe për Vllazninë B, që lufton për të vijuar në Kategorinë e Parë.

Gjithsesi, vëmendja ndaj këtyre të dytëve duket se ka qenë thuajse zero, pasi siç pretendojnë futbollistët e stërvitur nga trajneri Ervis Kraja, nuk paguhen prej 10 muajsh.

Paraditen e sotme lojtarët e Vllaznisë B kanë braktisur stërvitjen dhe kanë protestuar për të marrë rrogat, teksa kërcënuan edhe me bojkot të ndeshjes deçizive për mbijetesën, atë ndaj Tërbunit të Pukës.

Futbollistët shkodranë pretendojnë se jo vetëm që nuk janë paguar tashmë prej 10 muajsh, por edhe shpenzimet për të ndjekur aktivitetin, i kanë paguar nga xhepi i tyre.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...