Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Britania e Madhe i vonoi vizën, Roman Abramovich nënshtetas i Izraelit

Një kundërlëvizje e zgjuar dhe fituese. Kështu e kanë etiketuar mediat britanike vendimin e manjatit rus, Roman Abramovich, pronar i skuadrës së Chelsea-t në Premier League, për të marrë nënshtesësinë izraelite si rezident në Tel Aviv, duke shfrytëzuar origjinën e tij hebreje dhe Ligjin e Kthimit në Izrael. Me këtë status të ri, Abramovich nuk do të ketë nevojë për t’u pajisur me vizë për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Madje si izraelit atij i lejohet të qëndrojë për gjashtë muaj në Angli për çdo udhëtim, për turizëm apo biznes.

Vonesa e dhënies së vizës për të udhëtuar nga Rusia në Angli, e interpretuar edhe si një mesazh i Londrës për Kremlinin dhe për të gjithë oligarkët rusë pranë Vladimir Putinit në vijimësi të akuzave për rastin “Skripal”, e ka detyruar presidentin e Chelsea-t të “zhvendoset” në Izrael.

Nënshtetësia izraelite nuk e detyron Roman Abramovichin të heqë dorë nga pasaporta ruse.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...