Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Komisioni i Ligës miraton rritjen e numrit të të huajve, Ekzekutivi ka fjalën e fundit

Sezoni i ri pritet të paraprihet nga një tjetër duel force ndërmjet Federatës së Futbollit dhe klubeve. Tema mbetet e njëjta që në edicionet e fundit ka nxitur shumë diskutime: rritja e numrit të futbollistëve të huaj që luajnë në kampionatin shqiptar.Për ta rikthyer çështjen ka menduar Komisioni i Ligës Profesioniste së Futbollit, i cilin përveç zv.presidentit të Federatës, Libohova dhe shefit të sektorit të garave, Nurishmi, përbëhet edhe nga anëtarët e dy klubeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tiranës.Ky komision miratoi që nga katër, numri i futbollistëve të huaj të cilët luajnë në kampionatin shqiptar të rritet në 5. Vendimin përfundimtar rreth propozimit të argumentuar dhe të miratuar në parim nga Komisioni i Ligës Profesioniste të Futbollit do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF.

Prej vitesh ekipet më të mëdha, nga Skënderbeu, te Tirana, Flamurtari apo Kukësi kanë kërkuar që numri i të huajve që mund të aktivizohen në fushë të ishte më i madh se 4, por asnjëherë klubet elitare nuk kanë mbledhur 6 firmat e nevojshme nga 10 pjesëmarrëse në kampionat, për ta kthyer në realitet.Tashmë në lojë ka hyrë Komisioni i Ligës Profesioniste, që edhe pse ende nuk ka marrë formë juridike si institucioni që do të bashkojë klubet dhe do të kujdeset për organizimin dhe mbarëvajtjen e kampionatit, tashmë duket se “de facto” ka nisur te funksionojë.

Klubet janë optimiste se propozimi për ta rritur në 5 numrin e lojtarëve të huaj do të miratohet edhe nga Ekzekutivi. Kjo për faktin se Komisioni i Ligës kishte propozuar edhe datën 12 gusht për zhvillimin e finales së Superkupës së Shqipërisë, si edhe datën 19 gusht për startin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore, propozime të cilat u miratuan nga Ekzekutivi i Federatës së Futbollit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...