Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve përgatit rinovimin e Alex Sandros

Alex Sandro duket se do të qëndrojë një lojtar i Juventusit. Pas interesimit të vazhdueshëm gjatë kësaj merkatoje, nga ana e Paris Saint Germain, vetë francezët i ofruan “Zonjës së Vjetër” 60 milionë euro për kartonin e lojtarit. Por, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga skuadra italiane, e cila e konsideron brazilianin si një lojtar kyç për të ardhmen. Madje, meqënëse kontrata i skadon në vitin 2020, drejtuesit bardhezinj duan t’i rinovojnë kontratën mbrojtësit të majtë, me agjentët e këtij të fundit të cilët kërkojnë një rrogë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Ky diskutim do të flitet më shumë pas përfundimit të merkatos, ku përveç Alex Sandros, Juve do të kërkojë t’u rinovojë kontratat dhe 2 xhevahirëve të tjerë, Daniele Rugani dhe Miralem Pjanic. Interesimi ka qenë shumë i lartë për boshnjakun, por Marotta dhe Paratici e bënë të qartë që nuk do të pranonin një ofertë poshtë 100 milionë eurove. Këtë javë, kampionët e Italisë do të bëjnë debutimin e tyre në kampionat jashtë fushe kundër Chievos, dhe sytë e gjithë botës do të jenë tek blerja më e bujshme e kësaj merkatoje vere, Cristiano Ronaldo.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...