Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Rrëfimi i notares braziliane: Çfarë nuk kanë sajuar për mua sepse.. bëra seks

Emri i saj u bë i njohur për publikun gjatë olimpiadës “Rio 2016”, kur ishte pjesë e skuadrës olimpike të Brazilit. Bëhet fjalë për Ingrid Oliveira, notarja që përfaqësonte vendin e saj në disiplinën e hedhjes nga trampolina.

Në atë kohë, mediat zbuluar se 22-vjeçarja kishte përzënë nga dhoma shoqen e saj Giovanna Pedroso, për të kaluar momente pasionante me Pedro Gonçalves, pjesëmarrës në garat me kanoe. Pedroso, e ofenduar nga veprimi i shoqes së dhomës, e denoncoi për gjestin e saj në komisionin teknik federal e për rrjedhojë Ingrid Oliveira u dëbua nga fshati olimpik. Në atë kohë shtypi vendës e ironizonte me etiketimin “vajza që bëri kërcim me shkop”.

Sot, Ingrid tregon pasojat e asaj ngjarjeje:

“U bombardova nga e gjithë bota. Më kanë propozuar madje që të realizoj skena pornografike. Humba të gjitha punët që mund të bëja. Çfarë nuk kanë sajuar për mua dhe për çfarë? Sepse bëra seks me dikë dhe u mor vesh nga të tjerët. Njerëzit nuk e dinë, por në Olimpiadë kjo është krejt normale. Prezervativët në fshatin olimpik hidhen ngado. Nuk bëra seks një natë para garës sime apo të Pedros, por në një natë dosido.”

Tashmë Ingrid e ka lënë pas këtë histori dhe po mendon për Olimpiadën e Tokios.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...