Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pezullimi i kampionatit, Tirana miqësore me Korabin

Për të përmbyll ciklin javor stërvitor me një ndeshje 90-minutëshe, skuadrat e Superiores po mendojnë që në fundjavë të luajnë sfida miqësore.

Kështu, klubi i Tiranës ka njoftuar në faqen zyrtare se të premten, në orën 14:00, në “Selman Stërmasi” bardheblutë do të zhvillojnë një test miqësor me Korabin dhe të gjithë të apasionuarit e klubit kryeqytetas, që duan ta ndjekin nga afër skuadrën e zemrës, mund ta bëjnë falas, pasi dyert e stadiumit do të jenë të hapura.

Pezullimi i kampionatit, për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti, erdhi në një moment shumë pozitiv për Tiranën, që në 7 takimet e fundit në Superiore kishte arritur 4 fitore e 3 barazime, i fundit në derbi me Partizanin dhe me dominim në fushë.

Për bardheblutë sigurisht që do të ishte më mirë që të luhej këtë fundjave përballë Kastriotit në transfertë, pasi ndiejnë ende entuziazmin e derbit. Gjithsesi, test me Korabin do t’i shërbejë trajnerit Mema për ta mbajtur të karikuar skuadrën.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...