Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Merr fund pritja 26-vjeçare, Partizani ngre titullin nën një atmosferë spektakolare

26 vitet e pritjes morën fund këtë pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi”, kur kapiteni Alban Hoxha ngriti lart edhe zyrtarisht titullin kampion të fituar me meritë të plotë nga Partizani.

Nën një atmosferë elektrizuese dhe mes tifozëve të shumtë të skuadrës së kuqe, u zhvillua edhe ceremonia për nder të kampionëve, të cilët parakaluan të gjithë me radhë, deri kur erdhi momenti për të ngritur lart kupën.

Ky titull për Partizanin vjen pas plot 26 vitesh, gjatë të cilave klubi ka kaluar peripeci dhe vështirësi të shumta, por që tashmë duket se është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në nivelet ku e ka vendin.

Kujtojmë që festa e “të kuqve” nuk do të mbyllet në stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi në orën 19:30 vëmendja do të përqendrohet në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të mbahet një koncert festiv me këtë rast, i cili do të transmetohet live në Supersport 1.

Partizani “ndez” kryeqytetin (Foto)

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...