Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana nis punën për sezonin e ri, i pari nënshkruan trajneri Mema

Ishte konfirmuar në zyrat e klubit, por tashmë ka ardhur edhe komunikata zyrtare e Tiranës, që ka vendosur t’i besojë pankinën trajnerit Ardian Mema edhe për sezonin e ardhshëm.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi bardheblu ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Ardian Memën dhe se tashmë do të nisë puna për të formuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Mema u ul në stolin e Tiranës në muajin tetor të vitit të kaluar, për të zënë vendin e brazilianit Ze Maria, ndërsa bardheblutë arritën të sigurojnë mbijetesën mes shumë vështirësish.

Megjithatë këtë sezon tekniku Mema do të ketë mundësi të formojë vetë skuadrën, ndërsa nga klubi bardheblu i është dhënë garancia për investime të mëdha në merkato.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...