Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Max Rugova firmos me Prishtinën, 19-vjeçari në gjurmët e të atit

Max Rugova është afrimi më i ri i Prishtinës për sulmin. 19-vjeçari është djali i Edmond Rugovës, ish-futbollistit të Prishtinës, i plejadës së artë të viteve ’80.

I lindur në Kansas të SHBA, më 17.02.2000, 188 cm i gjatë, sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U-19 të Nurnberg më 2018/19, duke zhvilluar 16 ndeshje e duke shënuar 1 gol. Max ka qenë i grumbulluar edhe me U-19 të Kosovës.

Maxi mund të ketë të ardhme të ndritur në klubin e babait të tij, duhet durim, përkushtim dhe punë maksimale që një ditë të përsëritë suksesin e babait.

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem në Prishtinës, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar.

Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asiste.

Ka disa ditë jam me skuadrën, e njoh tani më ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitoj titullin dhe shpresoj shumë të mposhtë edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, – deklaroi Max Rugova për faqen e klubit të Prishtinës.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...