Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lyoni “luan tenis” me Angers, shkëlqejnë Depay e Dembele

Fitorja 3-0 në start ndaj Monacos, nuk ishte një rastësi për Lyonin, që mbrëmjen e sotme triumfoi bindshëm me rezultatin tenistik 6-0 përballë skuadrës së Angersit.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho dominoi tërësisht takimin përpara tifozërisë së vet dhe arriti të shënojë nga 3 gola për çdo pjesë, duke vulosur suksesin spektakolar.

Memphis Depay dhe Moussa Dembele ishin protagonistët e mbrëmjes me nga dy realizime secili, ndërsa Aouar dhe Jean Lucas hapën dhe mbyllën serinë e golave.

Pas dy takimeve të para të kampionatit, Lyon ka 6 pikë të plota dhe një golavarazh spektakolar prej 9 golash të shënuar dhe asnjë të pësuar, duke u konfirmuar si rivalja e parë e Paris Saint Germain.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...