Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, fitojnë të mëdhatë, Golden State merr fitoren e parë, buzëqeshin Houston e Clippers

Pas 2 humbjesh, Golden State Warriors merr fitoren e parë në këtë sezon të NBA. Skuadra nga Oakland triumfoi me rezultatin 134-123 në transfertën ndaj Neë Orleans Pelicans, për meritë të dyshes Stephen Curry-D’Angelo Russel të cilët sëbashku realizuan 50 pikë, duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen e Brandon Ingram që ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 27 pikë. U rikthye te fitorja Los Angeles Clippers që në Staples Center falë 30 pikëve të Kawhi Leonard dhe 23 të Lou Williams mposhti me rezultatin 111-96 Charlotte Hornets. Një fitore me peshë arriti dhe San Antonio Spurs që përmbysi 14 pikët disavantazh të periodës së parë për të mposhtur 113-110 Portland Trali Blazzers dhe për të koleksionuar fitoren e 3-të në po kaq ndeshje.

DeMare DeRozan ishte më i miri mbi parket për Spurs me 27 pikë ndërkohë që miqëve nuk u mjaftuan 55 pikët dyshes Lillard-McCollum. Humbja ndaj Miami Heat ishte thjeshtë një rastësi për Milëaukee Bucks që u rikthye menjëherë te suksesi falë fitores së thellë 129-112 ndaj Cleveland Cavaliers. Të lehtë e kishin edhe kampionët në fuqi të Toronto Raptors që kaluan me rezultatin 104-95 Orlando Magic. Me 26 pikë 5 rikuperime dhe 6 asiste, Kyle Lowry ishte ai që udhëhoqi skuadrën kanadeze drejt suksesit të tretë sezonal. Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes së NBA ishte ajo mes Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder që përfundoi me fitoren e ngushtë 116-112 të skuadrës teksane. James Harden me 40 pikë ishte heroi i Rockets por edhe Rusell Westbrook bëri një ndeshje të shkëlqyer ndaj ish-skuadrës së tij, duke koleksionuar në total 21 pikë, 12 rebound dhe 9 asiste.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...