Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Serie A mund të mos vazhdojë më, vendoset në mes të prillit!

Asamblea italiane e ligës së futbollit që u mblodh të martën në mënyrë virtual nëpërmjet një konference telefonike bëri me dije se do të marrë një vendim në mes të prillit se çfarë do të ndodhë përfundimisht me këtë sezon të Serie A. Duke parë gjëndjen në të cilën ndodhet shteti italian dhe numrin e madh të viktimave nga koronavirusi, drejtuesit e skuadrave të Serie A po mendojnë seriozisht që ky sezon të mos vazhdohet më. Nëse situata nuk ndryshon në maj dhe kampionati nuk rifillon në 9 maj ose të paktën në 16 maj atëherë ky sezon mund të konsiderohet e mbyllur me klubet që do t’I japin përparësi sezonit të ardhshëm dhe do të përgatiten për kampionatin 2020-2021.

Hipoteza e UEFA-s që kampionatet mund të rifillojnë edhe në muajin qershor dhe dhe të mbyllen në mes të korrikut nuk u pëlqen krerëve më të lartë të klubeve italiane pasi kështu do të cënohej sezoni i ardhshëm. Gazzeta Dello Sport shkruan se nëse kampionati nuk do të vazhdojë më atëherë titulli kampion nuk do t’i dorëzohet askujt. Në Kupat e Europës skuadrat do të shkojnë në bazë të renditjes aktuale si dhe kampionati i sezonit të ardhshëm mund të jetë me 22 skuadra për t’i dhënë mundësi dy skuadrave kryesuese të Serie B, Beneventos dhe Crotones të luajnë në elitë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...