Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Laçi i Tiranës: I duam të dy trofetë në këtë vit jubilar

Arbi Laçi, drejtori sportiv i Tiranës, tha shortit që do të ishte më mirë nëse gjysmëfinalet do të ishin me ndeshje teke, megjithatë e konsideron pozitiv faktin se takimi i parë do të zhvillohet në fushën kundërshtare.

 “Nuk jemi as të kënaqur, as të mërzitur me shortin. Një gjë e kemi pozitive, që do ta luajmë jashtë ndeshjen e parë. Jemi në garë për të dy objektivat, si në kampionat, ashtu dhe në Kupë. Jemi tri ndeshje larg Kupës dhe pse jo t’i fitojmë të dy trofetë në këtë vit jubilar. Do kishte qenë më mirë të luanim me ndeshje teke në këto gjysmëfinale, pasi elementi fushë nuk është se ka shumë efekt në këto kushte.”

Nga ana tjetër, presidenti i Bylisit, Kapllanaj, e pranoi se Tirana është një kundërshtar i fortë.

“Tirana është ekip i fortë, por dhe ne kemi një grup cilësor dhe po kalojmë një formë të mirë. Normalisht që Kupa është më e afërt për të shkuar në Europë, por nuk do të lëmë pas dore as kampionati. I vetmi zhgënjim që kemi pasur, ka qenë në fillim të vitit, në janar. Kemi pasur një ecuri jo të mirë, me disa lojtarë larg formës fizike. Por me rikthimin e kampionatit, po bëjmë paraqitje të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...