Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ardit Hoxhaj te Vllaznia, pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes

Ardit Hoxhaj do të jetë përforcimi i parë i Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Sulmuesi vlonjat, i cili sezonin që sapo u mbyll luajti me skuadrën e vendlindjes së tij, por pa mundur të bëjë shumë për të shmangur rënien nga Superiore, ka qenë i pranishëm në takimin e stafit të ri teknik të kuqebluve me futbollistët.

Madje këtë enjte ai ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqeblutë. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar kjo lëvizje, kuptohet që konsiderohet pjesë e skuadrës shkodrane, pasi ka arritur marrëveshjen për kushtet e kontratës.

Hoxhaj, fillimisht ka spikatur te skuadra e Bylisit në periudhën 2014-2016, më pas ka luajtur në Superiore me Skënderbeun, Korabin dhe Flamurtarin. Në sezonin e fundit me kuqezinjtë, ka mundur të shënojë 8 gola në 31 ndeshje të kampionatit.

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...