Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi vijon përgatitjet për Europën, prezantohen Malota dhe një mesfushor

Ashtu siç njoftoi Supersport dy ditë më parë, mbrojtësi lezhjan Renato Malota iu bashkua Laçit, ndërsa ditën e djeshme u bë edhe prezantimi zyrtar në krah të zyrtarit të klubit kurbinas, Kleo Laska, i cili është njëkohësisht edhe djali i presidentit Pashk Laska.

Malota i dha fund eksperiencës prej dy sezonesh e gjysmë me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit shkodran Armando Cungu, për t’u përgatitur për ndeshjen eliminatore të Europa Leagues, përballë skuadrës azere të Kesla-s.

Me afrimin e 31-vjeçarit, Laçi do të ketë shumë më tepër përvojë në qendër të mbrojtjes, pasi bëhet fjalë për një mbrojtësi si Malota, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e skuadrave si Kukësi e Partizani.

Përveç Malotës, Laçi zyrtarizoi edhe firmën me futbollistin Klejdi Rapo, i cili spikati me Devollin në Kategorinë e Parë dhe shihet si një nga të rinjtë më me perspektivë për të ardhmen. Ky i fundit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Laçin dhe do të ketë mundësi të luajë tashmë në nivele të larta.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...