Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Verratti e ka me kalendarin: Kështu ndodh vetëm në Francë, luajtëm pas vetëm një jave stërvitje

Debutim i hidhur për Paris Saint Germain në Ligue 1. Skuadra kampione e Francës u mposht nga të sapo-ngjiturit në elitë, Lens, me rezultatin 1-0. Mes shumë vështirësive të imponuara mbi të gjitha nga coronavirusi që ka goditur anëtarë të rëndësishëm të skuadrës si Neymar, Icardi e Mbappe, skuadra e Tuchel, zbriti në fushë me një formacion të improvizuar.

Në përfundim të ndeshjes, Marco Verrati, një ndër të paktët lojtarë të mëdhenj që ishin prezentë në debutim, e ka kapur me organizimin e kalendarit të sezonit të ri. Mesfushori i shfaq shumë i pakënaqur për rikthimin në fushë të PSG-së pas vetëm një jave pauzë.

“Besoj se disfata erdhi nga faktorë të ndryshëm që erdhën njëkohësisht, – deklaroi italiani duke shtuar, – Ne bëmë maksimumin, ky ishte maksimumi ynë. Nuk mund të kërkosh më shumë pas një jave stërvitje. Është i çuditshëm një kalendar si ky. Pashë sa të lodhur ishin djemtë kur u kthyen në dhomat e zhveshjes. Ndeshja jonë e parë fillimisht ishte programuar për ditën e finales së Champions League, është e çuditshme diçka e tillë dhe ndodh vetëm në Francë”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...