Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Sot hidhet shorti i fazës play-off, Tirana përballë Young Boys ose Dinamo Zagreb, por mund të ketë edhe fat!

Me eliminimin e Laçit, Teutës dhe Kukësit, flamurin e Superiores në Europë tashmë e mban lart vetëm Tirana që ka një shans të artë për të kapur për herë të parë në histori fazën e grupeve të Europa League. Sot në orën 14:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës play-off me bardheblutë që do të mësojnë kundërshtarin e tyre që nuk do të jetë as Crvena Zvezda dhe as Dinamo e Tblisit, skuadra me të cilat bardheblutë janë përballur në dy turet e para të Champions League dhe ekzistonte mundësia që të ndesheshin sërish por shorti nuk i vendosi në të njëjtin grup. Tirana pasi i buzëqeshi fati duke e kaluar turin e tretë pa zbritur fare në fushë por me short, tashmë duhet t’i bëjë mirë llogaritë pasi është në vazon e skuadrave jo favorite të këtij raundi.  Megjithatë në vazon e favoriteve nga 8 skuadra që duhet të ishin në total janë vetëm 5, pikërisht ato që janë eliminuar nga turi i tretë i Champions League dhe mundësitë për një short të favorshëm për Tiranën janë evidente pasi nga 8 çifte që do të përcaktohen sot në short për fazën play-off përsa i përket skuadrave kampione që janë eliminuar nga Championsi, 3 çifte do të përcaktohen mes skuadrave të të njëjtës vazo pra atyre të jo favoriteve. UEFA ka bërë ndarjet e ekipeve në grupe para shortit siç bën gjithmonë dhe Tirana bën pjesë në grupin 1, aty ku në vazon e favoriteve janë zviceranët e Young Boys dhe kroatët e Dinamos së Zagrebit që janë dy kundërshtarë të mundshëm për bardheblutë në këtë fazë, gjithmonë nëse shorti do të tregohet jo shumë bujar me Tiranën.

Nëse fati do ta vendosë përballë Dinamos së Zagrebit atëherë bardheblutë do të kërkojnë të përsërisin atë që bëri Skënderbeu tre vite më parë duke i eliminuar kroatët në play-off. Por në vazon e jo favoriteve përveç Tiranës bëjnë pjesë edhe  fitueset e çifteve të turit të tretë mes Florianës së Maltës dhe Flora Tallin të Estonisë, KUPS të Finlandës dhe Suduvas së Lituanisë dhe Djurgarden të Suedisë dhe Cluj të Rumanisë. Në këtë grup do të përcaktohen tre çifte të fazës play-off dhe nëse Tirana ka fat në short mund të mos kapë një skuadrat e vazos së favoriteve por të vazos jo favoriteve ku bën pjesë edhe vetë, pra një përballje ndaj fitueseve të çifteve Floriana-Flora Tallin dhe KUPS-Suduva do të ishte perfekte për bardheblutë që atëherë do të ishin favoritë për të kaluar në fazën e grupeve.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...