Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bonucci për sherrin me Conten: Pamjet flasin qartë, ndikon presioni i ndeshjes

Tensionet e përplasjet mes Antonio Contes dhe drejtuesve të Juventusit gjatë ndeshjes mes bardhezinjve dhe Interit ditën e enjte, ishin një tjetër reklamë e shëmtuar për imazhin e futbollit italian.

Pikërisht për këtë arsye edhe Prokuroria Federale ka nisur një hetim për çështjen, ndërsa gazetarë të pranishëm kanë implikuar në ngjarje edhe Leonardo Bonuccin, i cili nisi replikat në distancë me Conten, pas protestave të trajnerit për një rast të dyshimtë penalltie.

Vetë mbrojtësi i Juventusit dhe Kombëtares Italiane ka dhënë një intervistë për Sky Sport, ku ndër të tjera ka pranuar se pamjet e imazhet flasin më qartë se çdo fjalë e tij, por ka shtuar se gjithçka ndodh për shkak të presionit që jep një përballje e tillë.

“nuk kam shumë për të shtuar, pasi pamjet dhe imazhet flasin më qartë se çdo gjë. Më vjen keq për gjithë sa ndodhi, pasi e di që ne duhet të jemi shembull, por presioni që shkakton një ndeshje e tillë, të bën të dalësh nga vetja. Këto janë gjëra që ndodhin shpesh në një ndeshje futbolli, por tani luhet pa tifozë dhe mikrofonët anësorë arrijnë të kapin edhe teshtimat. Tani çdo gjë duhet bërë më me kujdes, për të mos u amplifikuar”, deklaroi Bonucci.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...