Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane reagon ndaj mediave: Si mund t’ju thosha lojtarëve që do të largohem?

Deri në frymën e fundit. La Liga do të vendoset në 90 minutat e fundit dhe do ta luajnë dy skuadrat e Madridit, pasi Atletiko mposhti me përmbysje Osasunën me një gol të Luis Suarez në kohën shtesë dhe arrin në aktin final me favorin e klasifikimit.

Por edhe Reali i Zidane nuk dorëzohet dhe bëri të tijën, duke fituar ndaj Athletic Bilbaos me golin e Nachos, duke i detyruar kushërinjtë që ta fitojnë ndeshjen e fundit me Valladolidin e Fenomenit Ronaldo, për të evituar ndonjë shaka të hidhur.

Trajneri francezi foli në përfundim të ndeshjes duke demonstruar karakterin e tij luftarak, pasi tani sigurisht që tani titulli nuk varet më nga Reali, por ky kampionat ka treguar se surprizat janë në rend të ditës.

“Ne bëmë tonën, ajo që ndodhte në ndeshjet e tjera nuk varej nga ne, – deklaroi Zidane duke shtuar, – kemi folur për atë që ndodhi në takimet e tjera vetëm në fund. Por këtë Liga do ta luajnë deri në minutën e fundit dhe duhet të vazhdojmë siç bëmë në këtë ndeshje. Jam i kënaqur për lojtarët e mi, pasi besojnë se mund ta fitojmë kampionatin. Ne do të luajmë ndeshjen tonë, duhet të mendojmë vetëm për Villarealin dhe atë se çfarë mund të bëjmë ne. Do të japim maksimumin”.

Trajneri në fakt nuk ishte i qetë dhe nuk mund të ishte, duke qenë se vetëm 24 orë nga kjo ndeshje ishin përhapur zërat për një diskutim lamtumire që kishte mbajtur para skuadrës, diçka që e ka irrituar shumë francezin.

“Si mund t’ju thosha lojtarëve që do të largohem, kur ende jemi duke luajtur kampionatin? Jashtë dhomave të zhveshjes dikush mund të thotë çfarë të dojë, por unë nuk do t’u thosha kurrë diçka të tillë djemve të mi. Në fund të sezonit të shohim se çfarë do të ndodhë, por do të më pëlqente që të mos flisnin më për të ardhmen time, pasi nuk është gjëja më e rëndësishme”, tha Zidane.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...