Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Villareal-Man. United, ora 21:00, finalja e ëndrrave për “Nëndetësen e Verdhë”

Villarreal për të bërë realitet një ëndërr, Manchester United për të përsëritur suksesin e tri sezoneve më pare, kur kishte Mourinhon në stol. Luhet finalja e madhe e UEFA Europa League, një kompeticion i transmetuar nga SuperSport përgjatë gjithë rrugëtimit në këtë kohë të pazakonte pandemie. Nëse për “Djajtë e Kuq”, arritja në finale është diçka normale dhe e pritshme, për “Nëndetësen e Verdhë” është një nga ato mundësitë që mund të të vijnë vetëm një herë në jetë. Asnjë skuadër e një qyteti me kaq pak banorë, vetëm 55 mijë, nuk ka mundur të fitojë një trofe kaq të rëndësishëm në historinë e futbollit.

I kanë shkuar afër Bastia dhe Monaco, “të voglat” që kanë humbur përkatësisht finalet në Kupën UEFA në vitin 1978, kundër PSV-së, dhe në Champions, në vitin 2004, përballë Portos.

“Nuk mund injorojmë faktin që Manchester United është favorit”, – deklaroi trajneri i Villarealit, Unai Emery. – “Ne jemi krenarë që kemi arritur deri këtu dhe ne kemi mundësia për të hedhur një hap gjigant. Ky klub ishte ndalur gjithmonë në gjysmëfinale, tani ne duam të thyejmë një mur tjetër, të shijojmë momentin, por duke menduar se mund të fitojmë.” Nga ana tjetër, Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer, kërkon ta mbyllë me trofe prestigjioz sezonin. Në tribunën e stadiumit “Mijeksi” të Gdanskut, në Poloni, do të jetë Sir Alex Ferguson.

“Shpresoj ta bëj të lumtur, sepse pjesa më e madhe e karrierës sime është e lidhur me të. Kam mësuar shumë nga ajo ndeshje legjendare në Barcelonë, kundër Bayernit të Mynihut. Gjithmonë duhet të besosh tek ekipi yt, tek instikti yt,” – deklaroi ole Gunnar Solskjaer, trajner i “Djajve të Kuq”.

Formacionet e mundshme:  

VILLARREALI (4-4-2): Asenjo; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Y. Pino, Capoue, Parejo, Trigueros; Gerard Moreno, Bacca.

Trajneri: Emery.

Në dispozicion: Rulli, M. Gaspar, Funes Mori, Estupiñan, A. Moreno, Peña, J. Costa, Raba, Coquelin, Moi Gomez, Paco Alcacer, Niño.

MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani.

Trajner: Solskjaer.

Në dispozicion: Henderson, Grant, Mata, Greenwood, Diallo, Telles, Matic, Williams, Van de Beek, Tuanzebe, Elanga.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...