Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Agim Zeka transferohet më Kosovë, e zyrtarizon klubi…

Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe i moshave të Shqipërisë, Agim Zeka, do ta vijojë karrierën në Superligën e Kosovës. 22-vjeçari është zyrtarizuar nga “intelektualët” si përforcim tepër cilësor, i cili pritet të ketë impakt  të madh në paraqitjen e skuadrës sezonin e ri.

Njoftimi i Dritës

“Klubi ynë, “FC DRITA”, ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofensive me lojtarin tonë më të ri, Agim Zeka, i cili vjen pas një eksperience të madhe nga Evropa!

Agim Zeka, 22-vjeçar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skënderbeut, bëri hapin e madh ku u transferua tek giganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesligës së austriake, Austria Viena.

Zeka ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë U-17, U-19 dhe U-21. Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhekaltër deri në vitin 2023.”

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...