Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E diel e nxehtë në Angli, luhen derbi londinez dhe West Ham-Man. United

Premier League “ndizet” me derbin londinez Tottenham-Chelsea, dy prej skuadrave që e kanë nisur shumë mirë sezonin e ri të kampionatit anglez dhe kanë grumbulluar përkatësisht 9 dhe 10 pikë në katër javët e para.

“Spurs”-at e drejtuar nga Nuno Espirito Santo mori tre fitore radhazi, të treja me rezultatin minimal 1-0, por fundjavën e kaluar pësuan disfatën e parë me rezultatin e thellë 3-0 në një tjetër derbi londinez, atë ndaj Crystal Palace.

Tottenham do të synojë kështu rikthimin te fitorja, teksa shpresa e trajnerit portugez është të shohë në fushë versionin më të mirë të kapitenit Harry Kane, si dhe të rikuperojë disa titullarë si Hueng Min Son, Romero, Dier, Lo Celso, etj.

Nga ana tjetër Chelsea regjistron vetëm një barazim me Liverpoolin në “Anfield Road’, ndërsa afrimi i Romelu Lukakut ka shtuar ndjeshëm forcën sulmuese të skuadrës, që tani përveç soliditetit në mbrojtje, arrin të shkojë me lehtësi edhe te goli.

Derbi londinez Tottenham-Chelsea do të startojë në orën 17:30 në ekranin e SuperSport 2, megjithatë emocionet e kampionatit anglez do të nisin më herët, pasi në orën 15:00 West Ham do të presë Manchester United.

“Djajtë e kuq” vijnë pas një humbjeje zhgënjyese në Ligën e Kampionëve përballë zviceranëve të Young Boys dhe do të kërkojnë rikthimin te suksesi në kampionat, teksa trajneri Solskjaer pritet t’i besojë sërish udhëheqjen e sulmit, portugezit Cristiano Ronaldo, që ka vënë emrin e tij në tre gola brenda dy ndeshjeve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...