Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Joao Felix në krizë identiteti, humbet besimin e Fernando Santos te Portugalia!

Fernando Santos duket se e ka humbur besimin tek ylli i Atletico Madrid, Joao Felix. Trajneri i Portugalisë nuk e kishte përfshirë në listën fillestare për miqësoren m Katarin dhe takimin kualifikues për Kupën e Botës me Luksemburgun, ndërsa dhe pas disa lëvizjeve të detyruara, nuk e ka parë të arsyeshme që t’i dërgojë një ftesë sulmuesit.

Tekniku 66-vjecar nuk e ka thirrur 21-vjeçarin edhe pse katër lojtarë kanë lënë grumbullimin. Raphael Guerreiro  la grumbullimin pas një problemi fizik, ndërsa Francisco Trinkao i cili u thirr për të zëvendësuar Domingos Duarte dhe Rafa Silva të dëmtuar , rezultoi i prekur nga COVID. Santos vendosi për të ftuar menjëherë Jose Fonte dhe Rafael Leão, ndërsa mungoi ftesa për Felix, i cili këtë edicion ende nuk e ka gjetur shkëlqimin e tij, duke u aktivizuar vetëm në 3 ndeshje, në total prej 122 minutash në kampionat. Felix është aktivizuar 106 minuta në Kupat e Europës si dhe vetëm 75 minuta në Kupën e Spanjës, duke mos regjistruar asnjë ndeshje të plotë në të gjtiha garat për këtë edicion. Forma e treguar këtë fillim sezoni, por dhe kritikat për lojën e 21-vjeçarit duket se kanë ndikuar trajneri i Portugalisë, për të mos e ftuar në këtë grumbullim.

Të shtunën Portugalia do luajë ndaj Katarit, ndërsa të martën do kërkojë fitoren ndaj Luksemburgut. Luzitanët kanë grumbullur 13 pikë pas 5 ndeshjeve të para, duke u renditur në vendin e parë në grupin A.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...