Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gjimshiti: Olympiacos do sulmojë, ju tregoj çfarë më kërkon Gasperini

Berat Gjimshiti shënoi dy golat në fitoren 2-1 të Atalantës përballë Olympiacos, sfida e parë e raundit të 1/8-ve në Europa League, ekskluzivitet i Supersport. Mbrojtësi shqiptar ndëshkoi dy herë brenda tre minuta ekipin grek, duke u shfaqur në rolin e goleadorit.

29-vjeçari nga Lugina, një ndër më të dalluarit tek Atalanta dhe Shqipëria e Rejës, foli sot për mediet rreth transfertës në Pire, takim që do të zhvillohet ditën e enjte (18:45) dhe do të transmetohet në Supersport 3.

 

Si ndihem si goleador? Jam i lumtur, mbi të gjitha për ekipin, por le të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë.

Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe, ata janë mësuar të luajnë futboll sulmues dhe nesër do jenë më pak të kujdesshëm se në Bergamo, do të guxojnë më shumë.

 

Është normale që ne të flasim me njëri-tjetrin. Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë më mirë dhe të përmirësohemi, në mënyrë që të kuptojmë se çfarë të bëjmë për të fituar.

Më pëlqen të dal në sulm, po para së gjithash unë jam një mbrojtës. Më pëlqen të sulmoj kur ka hapësira, kjo është edhe ajo që më kërkon trajneri”, deklaroi mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...