Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Gola me peshë nga brazilianët e Superiores, java e 26-të nën ritmet e sambas

Abissnet Superiore mbylli këtë fundjavë raundin e 26-të, teksa pesë përballjet e elitës në Shqipëri dhuruan tetë gola, ndërsa ata që shkëlqyen ishin futbollistët brazilianë që nën ritmet e “sambas” ia dolën t’i dhuronin pikë të çmuara ekipeve të tyre respektive.

Padyshim, vëmendjen kryesore e mori sulmuesi i Egnatias, Pedro Augusto. 22-vjeçari realizoi tre gola në ndeshjen kundër Vllaznisë dhe praktikisht mposhti i vetëm shkodranët e Elvis Plorit. I ardhur në këtë sezon në Superiore, Pedro ia ka dalë të tregojë kualitet të lartë e deri në këtë pikë të kampionatit ka shënuar tetë gola duke u shndërruar në një xhevahir për drejtuesit rrogozhinas që në verë mund të marrin oferta tunduese për futbollistin.

Ndërkaq, një tjetër brazilian protagonist ishte edhe Devid De Silva i Tiranës. Sulmuesi me golin e tij vendosi derbin ndaj Dinamos duke afruar bardheblutë gjithnjë e më shumë me titullin numër 26. Ish-lojtari i Kastriotit u rikthye në Superiore në merkaton e janarit teksa kryeqytetasit e kontraktuan si zëvendësuesin e Michael Ngoo. Deri më tani, De Silva ka shënuar dy gola me Tiranën por padyshim që ky i fundit ishte më i rëndësishmi pasi mbart vlerën e tre pikëve.

Duke qenë se ishim në javën e brazilianëve, pas nuk mbetet as Kaina Nunez i Kastriotit. Sulmuesi që u mor në huazim nga Vllaznia në janar, ka rezultuar një goditje e madhe për krutanët që falë pesë realizimeve të tij ka udhëhequr skuadrën dhe e ka mbushur me shprese ambientin se do të qëndrojnë në elitë edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu, edhe sfida e fundit në kampionat ndaj Partizanit u vendos nga goli i Kainas, që me nuhatjen e tij në zonë i shtoi tre pikë të çmuara krutanëve, ndërsa 24-vjeçari shkon në kuotën e gjashtë golave deri në këtë pikë të Superiores.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...