Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Polemika të reja nga Argjentina: Wanda ka mashtruar, nuk është menaxherja e Mauros!

Wanda Nara është sërish në qendër të polemikave pas informacioneve të nxjerra në dritë nga gazetarja argjentinase, Karina Lavícola. Këtë herë çështja nuk ka të bëjë fare me tradhtinë, mesazhet apo ndarjet, siç kishte ndodhur muajt e fundit. Me këtë rast, Wanda është akuzuar se ka promovuar një gënjeshtër të madhe për t’i bërë të gjithë të besojnë se ajo është përfaqësuesja ligjore (menaxherja) e bashkëshortit të saj, Mauro Icardi.

“Është gënjeshtër pretendimi që ajo është përfaqësuesja e Mauros. Kjo është një histori e sajuar mirë, për t’i dhënë rëndësi vetes, por, kur vjen puna për të negociuar, nuk është ajo që ulet dhe negocion. Kjo është një gënjeshtër”, – ka treguar Lavicola gjatë një emisioni në Argjentinë.

Siç besohej deri më tani, Icardi e la atë që kishte qenë menaxheri i tij për më shumë se 10 vjet në tetor 2015 për t’ia dhënë atë privilegj Wandas, me të cilën ishte martuar një vit më parë. Që atëherë, figura e biondes argjentinase është ajo e një negociatoreje të pamëshirshme, që arriti të rinovonte kontratën e Mauros me Interin, duke e bërë futbollistin e tretë më të paguar në Itali.

“Unë jam e vetmja grua që e bëj burrin të fitojë para” ose “Kam bërë që Mauro të kalojë nga 14 milionë në 250”, ishin disa nga titujt që bënë bujë në të kaluarën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...