Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndeshje vendimtare për Europën, Plori: Duhet të jemi agresivë ndaj Kukësit

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, beson se 90-minutëshi me Kukësin mund të jetë një përballje vendimtare, pasi do të kenë përplasen me një rival të drejtpërdrejtë. Për teknikun shkodran ky takim ka pritshmëri maksimale, duke marrë në konsideratë faktin se do të ndeshen dy skuadra që kanë të njëjtin objektiv dhe ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës.

“Do të jetë një sfidë interesante, pasi të dy ekipet kërkojnë Evropën dhe, duke parë ngjeshjen e  ekipeve për një vend në Evropë, do të jetë shumë interesante. Them se do të jetë një sfidë e bukur për të gjithë. Shpresojmë që t’ia dalim. Do të jetë një përballje vendimtare, pasi është një sfidë e drejtpërdrejtë”.

Kukësi nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë dhe për trajnerin shkodran vëmendja duhet të jetë maksimale për të shmangur çdo problematikë të mundshme.

“Për të qenë më pranë Evropës duhet të fitojmë ndaj Kukësit. Është një skuadër që e kemi vlerësuar. Kemi shumë mundësi dhe ne, pasi bëjmë futboll shumë të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe duhet të shtojmë pak  më shumë entuziazmin dhe dëshirën për të shënuar”.

Për Plorin të gjithë faktorët janë në favor të skuadrës së tij, por për trajnerin e kuqebluve skuadra duhet të ndryshojë diçka.

“Orari i ndeshjes është një bonus për ne. Luajmë në stadiumin tonë. Duhet të bëjmë lojë pak më shumë sulmuese , duhet të jemi më agresiv dhe të mos jemi aq shumë altruistë. Duhet të jemi më efikasë dhe më cinik në pjesën e sulmit”.

Arritja e Evropës përmes kampionatit do të ishte një çlirim i madh për skuadrën, diçka që e pranon dhe Plori, i cili deklaron se po punon shumë që lojtarët të mos përqendrohen vetëm tek ajo sfidë.

“Nëse ne e arrijmë objektivin Evropë përmes kampionatit do të jemi më të qetë dhe në finalen  Kupës, ndaj jam mundur shumë që dhe sportistët të japin më të mirën në kampionat e të mos mendojnë finalen”.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...