Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Egnatia gjen trajnerin e ri, ia beson pankinën ish-ndihmësit të Orges Shehit

Egnatia nuk humb kohë dhe gjen menjëherë trajnerin e ri. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Zekerija Ramadanin, klubi nga Rrogozhina ka vendosur t’ia besojë pankinën ish-mesfushorit durrsak, Edlir Tetova.

Ky i fundit vjen pas një eksperience te klubi i Ulpianës në Superligën e Kosovës, me të cilin nuk ia doli të siguronte mbijetesën në elitën e futbollit atje, pasi skuadra u rendit në vendin e parafundit dhe zbriti në kategorinë e parë.

Eksperienca me Ulpianën është e vetmja si trajner i parë për Tetovën, që më herët ka qenë pjesë e stafit të Orges Shehit, në të tri përvojat e tij si trajner, fillimisht te Skënderbeu, më pas te Kukësi dhe te Tirana në fundin e sezonit 2020-2021.

Marrëveshja mes palëve është arritur, teksa tashmë Tetova ka nisur bashkëpunimin me Ndriçim Shtubinën në rolin e drejtorit sportiv, për të planifikuar merkaton e klubit rrogozhinas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...