Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG e mbyll me Pochettinon, “Le Parisien”: Ja kur zyrtarizohet largimi i argjentinasit

E ardhmja e Mauricio Pochettino te Paris Saint-Germain është kthyer në një telenovelë të vërtetë, ndërsa gjatë sezonit që u mbyll është diskutuar shpesh herë për shkarkimin e teknikut argjentinas.

Sipas raportimeve të “Le Parisien”, PSG ka rënë dakord me 50-vjeçari për të ndërprerë bashkëpunimin, një vit para skadimit të kontratës mes tyre.

Pochettino, i cili është vënë me dije për këtë kërkesë të klubit parizien prej disa kohësh tashmë, do të largohet nga PSG-ja pas një viti e gjysmë, skuadër me të cilën fitoi një titull të Ligue 1, por nuk ia doli të kishte ecuri pozitive në Champions League, ku u eliminua nga Real Madrid.

Ndërkohë, sipas raportimeve të medias franceze zyrtarizimi i ndërprerjes së kontratës pritet të bëhet këtë javë, ndërsa Galtier mund të marrë vendin e Pochettinos dhe të emërohet trajner i ri i Paris Saint-Germain.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...