Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mashtroi Lippin, Conten, El Shaarawy-n dhe shumë të tjerë, aksidentohet për vdekje

FOTO arrivo all'aeroporto di Fiumicino di Massimo Bochicchio, il broker accusato di aver truffato diversi vip, espulso in Italia

Ndërron jetë në një aksident automobilistik Massimo Bochicchio, ndërmjetësi që kishte mundur të mashtronte një numër të madh VIP-ash në Itali, mes tyre shumë futbollistë dhe trajnerë (Conte, El Shaarawyi etj.) Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në Romë, për shkak të një aksidenti të rëndë në Via Salaria.

Rreth mesditës, në rrugën numër 875, në drejtim të kryeqytetit, për shkaqe ende të paqarta, Bochicchio humbi kontrollin e motoçikletës së tij tip BMË, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një mur. Mjeti me të cilin udhëtonte Bochichio mori flakë.

Bochicchio kishte përfunduar gjyq për mashtrimin e disa futbollistëve, trajnerëve dhe VIP-ave që ishin mbështetur tek ai për të investuar paratë e tyre. Në mesin e 34 klientëve të ndërmjetësuesit që kanë bërë kallëzim kundër tij janë edhe Marcello Lippi dhe djali i tij Davide, Stephan El Shaarawy dhe Patrice Evra, prokurorët Federico Pastorello dhe Luca Bascherini, si dhe Antonio Conte dhe vëllai i tij Daniele. Në total, Bochicchio kishte arritur t’u vidhte mbi 70 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...