Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Oran 2022″/ Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjendtë mes polemikave (video)

Erkand Qerimaj renditet i dyti në stilin e shkëputjes në peshëngritje në kategorinë 73 kg, por nuk merr pjesë stilin e shtytjes në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Në fakt, shtangisti shkodran nuk ia doli t’i realizonte me sukses dy provat e para në shkëputje, ndërsa prova e tretë, ku ai ngriti 149 kg, u konsiderua e rregullt vetëm pas presionit të anëtarëve të delegacionit shqiptar, presidentit të federatës Elez Gjoza, trajnerit të tij Sokol Bishanaku dhe presidentit të Koksh Fidel Ylli, që detyroi gjyqtarin ta anulonte vendimin e parë, që ishte negativ. Vendin e parë në këtë stil e fitoi italiani Mirko Zanni me 150 kg.

Pas asaj që i ndodhi në stilin e shkëputjes, Qerimaj vendosi të mos merrte pjesë në stilin e shtytjes. Gjithsesi, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medaljen e argjendtë në shkëputje. Medalja e Qerimajt ishte e katërta për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë triumfuar me medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa mundësi Islam Dudaev fitoi të bronztën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...