Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“I lumtur për vetëm 1 arsye”, Conte me “këmbë në tokë”: Të mos bëhemi arrogantë, jemi prapa Liverpool dhe City

Antonio Conte do të startojë këtë sezon te Tottenham me pritshmëri të larta teksa tekniku italian ka përforcuar organikën e Spurs me lojtarët që ka kërkuar vetë në merkato pa harruar edhe yjet që anglezët i kanë pasur në dispozicion nga e kaluara.

Mirëpo, ish-trajneri i Inter, kërkon të ulë entuziazmin e tepërt që mund të dëmtojë skuadrën dhe së fundmi thekson se Tottenham është ende pas Liverpool dhe Manchester City.

“Ne duhet të tregohemi të zotët dhe të mos kthehemi në një tufë arrogantësh, sepse nuk mund të mendojmë që vetëm në shtatë muaj mund të mbyllim të gjithë atë distancë që kemi me skuadra si Liverpool dhe Manchester City.

Madje, edhe Chelsea që në vitet e fundit ka fituar Champions League. Më pas vjen United që në sezonet e fundit ka hasur në vështirësi. Gjithsesi, sa i takon përgatitjes së parasezonit ajo shkoi mirë. Kemi punuar pak me përshtatjen e futbollistëve të rinj si Perisic apo Bissouma. Megjithatë, jam i lumtur që do të vazhdoj të punoj në të njëjtën filozofi si sezonin e kaluar pa u dashur t’ia nis sërish nga e para”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...