Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

11 vite te Leicester City, Schmeichel: Vendim i vështirë, u largova nga shtëpia

Kasper Schmeichel është transferuar në Ligue 1. Portieri i kombëtares danez ishte pjesë e Leicester City në 11 sezonet e fundit, teksa në tri vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Nice, ekip ku zv trajner është Arjan Peço.

“Gardiani” ishte një pikat më të forta të Leicester City, skuadër me të cilën fitoi Premier League (2016), Kupën e Ligës (2014), FA Cup (2021) dhe Superkupës e Anglisë (2021).

35-vjeçari nuk i ka harruar tifozët e “Dhelprave” gjatë prezantimit si portier i Nice. “Pas njëmbëdhjetë sezonesh të pabesueshme, mora vendimin e vështirë për t’u larguar nga Leicesteri.

Për mua ishte më shumë se një klub, një vend ku bëra miq dhe gjeta kujtime për jetën. Leicester City ishte shtëpia ime. Njëmbëdhjetë sezone të veçanta nga njerëzit në prapaskenë, nga ata në fushë pranë meje dhe nga tifozët.

Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme, ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush. Faleminderit, shihemi së shpejti”, deklaroi portieri i njohur.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...