Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

US Open/ Eliminohet Murray dhe Serena Williams, kualifikohet Kyrgios me Medvedev

Raundi i tretë i turneut US Open rezultoi të ishte etapa e fundit për Andy Murray. Tenisti britanik nuk mundi të kalonte më tej teksa u mposht në katër sete me shifrat 1-3, nga ana e Matteo Berretinit. Italiani ishte gjatë gjithë kohës në udhëheqje të sfidës teksa fitoi dy setet e para me shifrat identike 4-6, 4-6. Në setin e tretë, Murray provoi të reagonte dhe të mbante ndezur shpresat për fitore teksa e fitoi setin 7-6 në “tie break”.

Gjithsesi, kjo shërbeu vetëm për të shtyrë më tej festën e Berretinit, pasi në setin e katërt italiani u rikthye dominues dhe e përfundoi ndeshjen pasi fitoi setin me shifrat 3-6. Në 1/8-tat, Berretini do të përballet me Davidovich.

Ndërkohë, Daniil Medvedev, fituesi në fuqi i US Open kaloi po ashtu pa probleme raundin e tretë teksa mundi pastër me shifrat 3-0, kinezin Wu. 6-4, 6-2, 6-2, në një ndeshje që nuk shkoi më shumë se dy orë dhe rezultoi një formalitet për rusin që tashmë në turin pasardhës e pret përballja impenjative me Nick Kyrgios. Pikërisht, edhe tenisti australian nuk vuajti në sfidën e tij duke triumfuar me shifrat 3-0 ndaj tenistit të shtëpisë, amerikanit Wolf. 6-4, 6-2, 6-3 i mjaftoi Kyrgios që tashmë mendon për përballjen me Medvedev.

Sa i përket, femrave, u dorëzua Serena Williams.Tenistja amerikane u mposht në tre sete me shifrat 2-1 nga Ajla Tomljanovic, ishte pikërisht australiania që fitoi setin e parë 7-5, ndërsa në të dytën, 40-vjeçarja amerikane u stërmundua dhe ia doli të barazonte pasi fitoi setin me shifrat 7-6 falë “tie-break”.

Por, në setin pasardhës, freskia e Tomljanovic bëri diferencën dhe Serena u mposht me shifrat 6-1 duke u eliminuar ndërsa lajmëroi edhe tërheqjen nga sporti. Ndërkaq, rrugëtimin për në 1/8-tat e vijon Caroline Garcia, Cori Gauff e Ons Jabeur. Kujtojmë se US Open mund ta ndiqni në Eurosport nëpërmjet patlformës DigitAlb.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...