Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Çekiçi “bën namin” në Turqi/ Supergol, tranversë dhe dëmtim brenda 30 minutave (VIDEO)

Endri Çekiçi është bërë protagonist në ndeshjen e Konyaspor në transfertë ndaj Galatasaray. Futbollisti i kombëtares shënoi në minutën e 15-të, golin e barazimit (1-1) për skuadrën e tij. Një super realizim nga ana e pogradecarit i cili shtangu portierin Muslera nga një distancë e konsiderueshme duke dërguar në festë shokët e skuadrës. 9 minuta më pas, sulmuesi i shkoi shumë pranë golit të dytë, por fati nuk ishte në anën e tij.

Por, për fat të keq ndeshja e Çekiçit zgjati vetëm 30 minuta me lojtarin që u zëvendësua si pasojë e një dëmtimi ndërsa kur janë në prag edhe ndeshjet e kombëtares, mbetet për t’u kuptuar shkalla e dëmtimit

Ky është goli i dytë për 25-vjeçarin në pesë ndeshje të këtij sezoni, teksa Çekiçi na ka mësuar tashmë me të tilla realizime që pa frikë mund të konsiderohen si kryevepra.

Në fund, Konyaspor e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, teksa pas këtij suksesi Galatasaray ngjitet në vendin e parë të klasifikimit me 16 pikë duke parakaluar pikërisht skuadrën e Çekiçit që mbetet në vend të dytë me 14 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...