Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shërben Neymar, shënon Messi, Lyoni reziston vetëm 5 minuta (video)

Ka rezistuar më pak se 5 minuta Lyoni në sfidën me Paris Saint German në “Parc Olympique Lyonnais” në sfidën e javës së tetë të Ligue 1. Një aksion i shpejtë i parizienëve nga e majta u përmbyll me finalizimin e saktë të Lionel Messi, që shfrytëzoi në maksimumin asistin e dhënë nga Neymar, 0-1. Malore që në start për skuadrën e drejtuar nga Peter Bosz.

Zhbllokimi i shpejtë i rezultatit nga Messi dha përshtypjen se ndeshja do të kishte gola të tjerë, por nuk ndodhi kështu. Edhe pse rastet nuk munguan, uk pati më ndryshim rezultati. Në kohën shtesë Messi ishte I pafat teksa ekzekutimi i tij nga jashtë zonës, paksa prirët me portën, përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, aksioni u ndoq nga Ramos, që shtypi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...