Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Mayweather heq hamendësimet: Boksi profesionist është për më të rinjtë

Floyd Mayweather Jr e bëri të qartë pas duelit me luftëtarit e MMA-së, Mikuru Asakuras (ndeshje ekzibicioni e fituar nga amerikani), se mund ta mbajë grushtin, por janë këmbët që e bëjnë të pamundur ringjitjen në boksin profesionisht në moshën 45-vjeçare. Pavarësisht zërave se boksieri mund të rikthehet në arenën profesionale, “Money” e sqaroi një herë e mirë pozicionin e tij.

Pasi mposhti japonezin me nokaut, Mayweather kaloi në një konferencë për shtyp ku foli për të ardhmen e tij. Ai nuk ka qenë në ring për një duel profesionale që nga viti 2017, kur mposhti Conor McGregor me nokaut teknik. Një përballje që shënoi fundin e karrierës së tij dhe që e la me një rekord perfekt prej 50 fitoresh pa asnjë humbje.

“Boksi për mua është si të marr frymë. Por kam dalë në pension për një arsye, boksi është për më të rinjtë.”

Vetë boksieri ka shpjeguar se qëndrueshmëria e tij nuk është më e njëjta dhe për këtë arsye nuk dëshiron të ekspozohet profesionalisht.

Mayweather arriti fitoren nën syrin vigjilent të Manny Pacquiaos. Duket se për amerikanin rivaliteti ka mbetur pas dhe tani ai ka vetëm fjalë të mira për filipinasin. Që kur vari dorezat, “Money” ka ndryshuar mënyrën se si flet për kundërshtarët e tij të kaluar.

“Një tjetër legjendë qëndron këtu. Një luftëtar i jashtëzakonshëm,” – tha ai për Pacquiaon. Filipinasi është në Japoni duke promovuar një ndeshje ekzibicioni. Nisur nga zërat për një revansh të mundshëm, gjithçka tregon se rrugët e të dyve do të marrin drejtime të tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=M5bwfNSV4nE

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...