Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ 7 gola për suksesin e parë në Conference League, Ballkani ia del në Turqi dhe ngjitet në vend të dytë

Ballkani arriti një fitore historike në Turqi teksa përballë Sivasspor regjistroi fitoren e parë në grupet e Conference League duke triumfuar me rezultatin 3-4. Në fakt, skuadra e trajnerit Ilir Daja e nisi sfidën në malore duke pësuar pa u mbushur një minutë lojë teksa u ndëshkuan në sekondën e 33-të nga Ulvestad.

Megjithatë, ekipi kampion i Kosovës rekuperoi shokun e momentit të parë dhe me kalimin e minutave morën frenat e lojës në dorë për të mbërritur tek minuta e 20-të kur Thaqi realizoi një supergol nga distance. Goli i dha zemër Ballkanit që në minutën e 31-të përmbysi shifrat pas një aksioni model të finalizuar në fund nga Potoku. Me shifrat 1-2 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, për të besuarit e Dajës ishte një dramë e vërtetë.

Në fakt, u duk sikur ndeshja po shkonte në drejtimin e duhur pas golit të Korenicës, por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 75-të, Erdogan shkurtoi diferencat. Ishte po i njëjti autor që në të 91-tën barazoi rezultatin, e megjithatë, dy minuta më pas Ballkani kapi kundërshtarët në kundërsulm teksa Krasniqi i dhuroi suksesin historik të tijve. Pas kësaj ndeshje, Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve në grup dhe mban vendin e dytë duke shpresuar për një kualifikim të mundshëm në fazën e ardhshme.

Komenti: Sivasspor-Ballkani 3-4

90+8′ Përfundon ndeshja në Turqi, Ballkani arrin një fitore historike ndaj Sivasspor, e para në kompeticionin e Conference League

90+4 Gooooooool! Ballkani realizon të katërtin dhe merr sërish avantazhin, Krasniqi nuk fal në zonë

90+1′ Gooool! Sivasspor barazon, Erdogan i ndëshkon sërish

75′ Goooool! Sivasspor shkurton diferencat me Erdogan, përfitojnë edhe nga një përgjumje e lojtarëve të Ballkanit

72′ Njie godet porterin Frashërin me një veprim antisportiv, por çuditërisht ndëshkohet vetëm me karton të verdhë

66′ Gooooooool! Ballkani gjen golin e tretë, Thaqi asiston për Korenicën dhe sulmuesi godet tokazi për të mposhtur portierin Vural

61′ Me fat Ballkani, sulmuesi i Sivasspor ndalet nga shtylla teksa në këtë moment Frashëri ishte i dorëzuar

59′ Mundësi në kundërsulm për Ballkanin, por goditja e Krasniqit është shumë qëndrore dhe nuk sjell rrezik në zonën kundërshtare

51′ Rrezikon Sivasspor me anë të një goditje me kokë të Yatabare, por Frashëri “fluturon” dhe shmang golin

45+2′ Përfundon pjesa e parë në Turqi, Ballkani e nis keq duke pësuar gol pa u mbushur një minutë lojë, por skuadra e trajnerit Daja merr “frenat e ndeshjes” në dorë dhe me kalimin e minutave përmbys rezultatin në 1-2

31′ Gooooooool! Ballkani përmbys sfidën në Turqi, aksion model dhe Potoku këtë herë nuk fal

24′ Momenti më i mirë për Ballkanin që insiston me sulme të njëpasnjëshme, Potoku i pafat brenda zonës teksa goditja e tij gjen në pozicion portierin Vural

20′ Goooooool! Barazon Ballkani me anë të Thaqit, kapiteni realizon një supergol nga distanca duke shtangur portierin kundërshtar

12′ Reagon Ballkani me anë të Korenicës, sulmuesi provon kuadratin në hyrje të zonës por portieri i skuadrës turke reagon në kohë

1′ Goooool! E pëson Ballkani, ende pa u mbushur 1 minutë lojë Ulvestad ndëshkon portierin Frashëri

Formacioni titullar, Sivasspor-Ballkani:

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...