Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Turneu “UEFA Development U-15”, Krepi: Jemi të kënaqur me gatishmërinë e vajzave, kemi grup të mirë

Kombëtarja shqiptare U-15, që do të marrë pjesë në turneun UEFA Development Tournament U-15 për vajza, ka nisur përgatitjet që prej ditës së martë dhe po stërvitet intensivisht nën urdhrat e trajnerit Kreshnik Krepi dhe stafit teknik.

Përveç Shqipërisë U-15, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Greqisë, Andorrës dhe Estonisë, teksa të gjitha sfidat do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Në një prononcim të dhënë për Fshf.org, trajneri kuqezi foli për futbollistet e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa theksoi edhe objektivat që ka Kombëtarja në këtë turne. Krepi shprehet se i kënaqur me gatishmërinë që kanë treguar vajzat gjatë këtyre dy ditëve grumbullim, teksa flet edhe për vajzat e ardhura rishtazi në ekip.

“Është grumbullimi i dytë që bëjmë. Eksperienca jonë e parë ishte në Bosnje. Puna që është bërë në formimin e grupit U-15 nga i gjithë Departamenti i Garave në FSHF, është një punë shumë e mirë dhe vajzat kanë shprehur gatishmërinë dhe seriozitetin e tyre në seancat stërvitore dhe në ftesat në klubet përkatëse. Sot jemi në ditën e dytë të grumbullimit dhe kemi fatin që edhe turneu zhvillohet në Shqipëri. Jemi të kënaqur me gatishmërinë dhe formën që vajzat tregojnë, duke parë që një pjesë të tyre edhe e njohim. Objektivat dhe qëllimet tona janë që të kemi sa më shumë masivitet, dëshirë, argëtim, të orientohen sa më shumë te puna e bazës, ashtu si edhe te disiplina tekniko-taktike, që është themelore për këtë grupmoshë në mënyrë që të arrijnë një performancë më të mirë sportive tek ekipet e tjera zinxhir.

Gjithashtu, në këtë grumbullim i kemi dhënë mundësinë me të gjithë stafin tonë disa vajzave të kësaj moshe që luajnë jashtë si edhe disa vajzave të tjera që për arsye forme apo shëndetësore nuk kanë qenë në grumbullimin e parë. Jemi munduar që kësaj moshe t’i japim mundësinë ta provojnë kënaqësinë dhe të shprehin sa më shumë pozitivitet te moshat e tyre në mënyrë që futbolli i vajzave në Shqipëri të jetë në rritje në raport me punën serioze që është bërë” – shprehet trajneri Kreshnik Krepi, ndërsa tregon se stafi ka evidentuar edhe disa talente në këtë ekip.

“Janë 3-4 vajza të cilat janë mbi nivelin e disa të tjerave që është në raport edhe me fazën fiziologjike të tyre, të shpërthimit të cilësive, të shprehive lëvizore dhe shpresojmë që këto vajza të rriten dhe të kenë një performancë pozitive tek ekipet e tjera kombëtare të grupmoshave tona” – shprehet trajneri Krepi për fshf.org

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...