Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

E motra i kërkon ndihmë: Georgina, vër dorën në zemër për nipat e tu!

Këtë të diel, motra e Georgina Rodríguez, Patricia, është shprehur publikisht për marrëdhënien e keqe që ka me partneren e Ronaldos. Ajo ka folur me telefon për programin “Telecinco” dhe ka denoncuar se po jeton në një situatë shumë të pasigurt financiare.

Motra e Georginas ka komentuar: “Jam këputur dhe motra ime nuk më ndihmon. Më dhemb fakti që po vuajnë fëmijët e mi, jo për vete. Në fund të fundit, mund ta ha një copë bukë, por fëmijët, të cilët janë nipat e saj…”, shpjegoi ajo.

Ndonjëherë arrij të ushqehem, ndonjëherë jo… Herë e paguaj qiranë, herë jo…”. Për qëndrimin e Georginas ajo ishte shumë e zhgënjyer: “Si motër, nuk i pres të gjitha këto”.

Kjo marrëdhënie e keqe daton prej shumë kohësh, që pas vdekjes së babait të tyre tre vjet më parë. Tensioni mes motrave u përshkallëzua dhe, sipas Patricias, “nuk e ka ende hirin e të atit” dhe fajëson Georginën për këtë.

Në fund, ajo i dërgon një mesazh motrës dhe kunatit të saj, Cristiano Ronaldo: “Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime, e di që ajo nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi, por, meqenëse ajo i ndihmon të tjerët, të paktën nipat e saj t’i vijë në ndihmë, jo mua.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...