Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Dani Alves vë bast për Brazilin: Në 16 vite kurrë nuk e kam parë skuadrën kaq të fortë!

Dani Alves vë bast që Kupa e Botës Katar 2022 do të fitohet nga Brazili.

I intervistuar nga mediet, mbrojtësi 39-vjeçar, i cili mban dhe rekordin si lojtari më i vjetër i ftuar nga Brazili në një Kupë Bote, theksoi se në 16 vite përfaqësuesja e tij nuk ka pasur skuadër më të mirë.

“Brazili është gjithmonë favorit, nga tradita dhe historia. Gjërat që kanë rëndësi në këto turne. Kemi vuajtur vitet e fundit, por tani kemi ndërtuar një grup me ‘lëkurë shumë të trashë’, për cilësitë njerëzore kjo është dhoma e zhveshjes më e mirë në Brazil pas një kohe të gjatë. Brazili i sotëm nuk ka të barabartë për sa i përket numrit të lojtarëve brilantë, por jemi edhe shumë të ekuilibruar. Unë kam 16 vite në kombëtare dhe ky është momenti më i mirë për ne si lojtarë”-deklaroi Dani Alves.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...