Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Kur mora vesh për interesimin… “, Bajrami: Sassuolo zgjedhja perfekte

Bajrami
Bajrami

Nedim Bajrami ndërroi ekip në momentet e fundit të merkatos dimërore. Fantazisti i kombëtares shqiptare, kaloi nga Empoli te Sassuolo në huazim me detyrim blerjeje për një shumë rreth 6 milionë euro.

23-vjeçari nga Tetova e mbylli aventurën toskane me 107 ndeshje dhe 17 gola. Bajrami gjen ish-trajnerin Dionisi te Sassuolo, me këtë të fundit që insistoi për afrimin e mesfushorit të avancuar.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit të ri, Bajrami u shpreh: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Më vjen mirë që rigjej ish-shokun tim Pinamonti. Ambienti i Sassuolos më pëlqen shumë.

Lexo edhe:

Kur mora vesh për interesimin e Sassuolos u gëzova shumë. Kjo është zgjedhja e duhur për mua. Objektivat? Dua të ndihmoj skuadrën dhe të zbres në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Përshëndetje të gjithë tifozëve, forca Sassuolo”, deklaroi Bajrami, autor i dhjetë ndeshjeve me kombëtaren kuqezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...