Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Riktheu Everton te suksesi, trajneri Dyche: Kam vetëm një kërkesë për lojtarët

Everton u rikthye te suksesi në Premier League dhe këtë e bëri ndaj kryesuesve të Arsenal. Në stadiumin Goodison Park, vendasit triumfuan me rezultatin minimal 1-0 teksa u ndje menjëherë edhe “dora” e trajnerit të Sean Dyche. Pas sfidës, ky i fundit u shpreh se ky sukses ndaj Arsenal do t’i motivojë për ndeshjet e radhës ndërsa shtoi se kërkoi nga lojtarët që në fushë të luajnë thjeshtë.

“Unë isha në krahun e lojtarëve pavarësisht momentit të vështirë, ata janë pjesë më e rëndësishme e klubit. Arritëm një rezultat minimal, por me maksimumin e sforcimit sepse në fushë lamë gjithçka. Lojtarët ishin në një situatë e cila nuk ishte komode për askënd.

Kjo fitore do të na motivojë shumë edhe për ndeshjet e radhës. Fituam kundër kryesuesve të kampionatit dhe nuk është pak. Unë kërkoj që lojtarët të jenë të qetë në fushë, ajo që kërkoj nga ata është që të luajnë thjeshtë”, u shpreh Dyche.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...