Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Habit Tebas: Nuk dua Realin “galaktik” që blen këdo

Javier Tebas, Presidenti i Ligës spanjolle, ndërhyri me një intervistë në një event të organizuar nga Financial Times. Ai dha opinionin e tij për momentin që po përjeton kampionati spanjoll dhe futbolli europian në përgjithësi. Nuk mungon një krahasim me Premier League, kampionatin më të fortë në botë dhe një superfuqi ekonomike e futbollit.

Premier League është në majë. Për La Liga-n është e vështirë, në mos e pamundur, të konkurrojë në këndvështrimin ekonomik. Gjithnjë kemi ndjekur hapat e Premier, por besoj se ka probleme të ndryshme dhe shumë investime që humbasin. Nuk jam xheloz, në nivelin komercial ata janë në majë. Por nëse flasim për nivelin sportiv është e pamohueshme të thuash se ka konkurrencë me ligat e tjera“.

Më pas Tebas e shtjellon mendimin e tij në lidhje me këtë temë. Ai mbështetet në argumente interesante, teksa shprehet: “Bundesliga dhe La Liga kanë 50% të arkëtimeve me pak se sa Premier League. Por kanë llogaritë e transferimeve në ekuilibër. Në Premier League diferenca negative është prej 1.3 miliardë eurosh. Gjithçka për shkak të derdhjeve të ekzagjeruara të parave nga ana e pronarëve në klub.

LEXO EDHE:

Besoj se kjo është diçka negative për strukturën e Premier League. Kjo ndikon në mënyrë indirekte edhe në kampionatet e tjera. Nëse humbet para në mënyrë konstante, fut sektorin në inflacion. Dhe kjo ka një impakt në pjesën tjetër të Europës. Reali i Madridit mund të shpenzojë po aq sa klubet angleze, por nuk e bën për të mos rritur inflacionin.

Nuk dua që Reali i Madridit të blejë çdo lojtar. Nuk dua të kthehemi pas, por duhet të adaptohemi me futbollin e sotshëm. Besoj se është problemi i Premier League. Atje përdoren kritere të 10 viteve më parë dhe nuk mund të mbështetesh te rregulla kaq të vjetra. Barcelona këtë dimër nuk mund të blinte asnjë lojtar. Kjo është një rrethanë që do të përsëritet edhe në të ardhmen“.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...