Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Nuk iki nga Galatasaray”, Zaniolo mesazh të fortë për skuadrën turke

Pasi i dha fund marrëdhënieve me klubin e Romës, Nicolo Zaniolo u transferua në merkaton e janarit tek gjigantët turq të Galatasaray. Një vendim disi surprizë për 23-vjeçarin duke njohur edhe interesin e disa klubeve të tjera europiane. Megjithatë, drejtuesit e klubit turk u treguan të shkathët dhe firmosën me një nga talentët kryesorë të kombëtares italiane.

Eksperienca turke për Zaniolon ka nisur në mënyrën e duhur duke qenë se sulmuesi debutoi me gol duke i dhuruar fitoren Galatasarayt në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kasimpasa me rezultatin 1-0. Së fundmi, Zaniolo i bën të qarta objektivat që ka me Galatasarayn teksa në një intervistë për “Hurriyet” shprehet se kërkon të fitojë titullin dhe të luajë Champions League me skuadrën turke.

LEXO EDHE:

“Qëllimi im nuk është të qëndroj tek Galatasaray sa të vijë një ofertë nga një klub tjetër dhe më pas të largohem në fundin e sezonit. Unë dua të fitoj kampionatin dhe të luaj në Champions League me fanellën e Galatasarayt”, u shpreh Zaniolo.

Aktualisht, Galatasaray është në vendin e parë të kampionatit me 60 pikë, i shkëputur momentalisht me 9 pikë nga ndjekësit e Fenerbahces dhe duket në rrugën e duhur për të fituar titullin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...