Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Asist në triumfin e Legias, Muçi në formacionin e më të mirëve në Poloni

Ernest Muçi është përfshirë në formacionin e javës në Poloni teksa ish-futbollisti i Tiranës u bë protagonist në triumfin 2-1 të Legia Varshavës ndaj Stal Mielec. Ishte pikërisht sulmuesi ai që ndihmoi Legian të zhbllokonte rezultatin teksa në minutën e 49-të dhuroi asistin për Pekhart.

Për 21-vjeçarin ishte asisti i dytë radhazi pasi edhe në ndeshjen e kaluar të kampionatit ndaj Gornik, Muçi dhuroi asistin vendimtar në triumfin 0-1 të Legias.

LEXO EDHE:

Në ndeshjet e fundit të kampionatit duket se Muçi ka gjetur vazhdimësinë dhe ka pasur minuta të konsiderueshme në fushë teksa është një titullarët e formacionit të gjigantëve polak. Aktualisht, Legia është në vendin e dytë të kampionatit me 49 pikë, 9 më pak se kryesuesit e Rakow.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...